Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Skërficë–Sarandë, ku një kamion ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në dalje të tunelit të Skërficës.

Sipas të dhënave nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, mjeti tip “DAF” me targë AB034KB, i drejtuar nga shtetasi Rustem Hasku, 60 vjeç, ka devijuar nga rruga dhe më pas është përmbysur.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën shërbimet policore, të cilat kryen veprimet e para hetimore. Nga testet e kryera rezultoi se drejtuesi i mjetit nuk kishte konsumuar alkool.

Fatmirësisht, pavarësisht përmbysjes së kamionit, drejtuesi nuk ka pësuar lëndime.

Autoritetet po punojnë për të sqaruar shkaqet e plota të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb