Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara për kryesimin e Partisë Demokratike.
Raportohet se Sela dhe Mulaj nuk kanë përmbushur kriteret, përfundim i sjellë pas shqyrtimit të bërë nga KOKOE.
Me këtë lëvizje, kreu aktual i PD, Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm në garë.
Në këto rrethana, mund të mos ketë një proces të mirëfilltë zgjedhor për kreun e partisë, por siç është raportuar më herët nga Neës24, mund të zhvillohet një referendum mes anëtarëve, për pranimin apo jo të Sali Berishës si lider.
Sakaq, kujtojmë se më herët nuk janë pranuar kandidaturat e Ervin Salianjit, Alesia Balliut dhe Evi Kokalarit.
