Birra tradicionale shqiptare “Birra Korça” ka zgjeruar praninë e saj ndërkombëtare duke hyrë tashmë edhe në tregun e Shtetet e Bashkuara. Zhvillim ky që shënon një moment të rëndësishëm për promovimin e produkteve shqiptare jashtë vendit.

Ish-kapiteni i ekipit amerikan të volejbollit në Lojërat Olimpike, Donald Suxho, i cili tashmë është distributor i kësaj birre në SHBA, u shpreh krenar për këtë arritje. Ai theksoi se prezantimi i “Birra Korça” në tregun amerikan është një mënyrë për të sjellë më pranë emigrantëve shqiptarë shijet dhe traditat e vendlindjes.

“Kur mendoj për shtëpinë, mendoj për familjen, miqtë, traditën dhe një birrë të ftohtë Korça. Është një mënyrë perfekte për të festuar çdo fitore
Nga zemra e Shqipërisë, në qytetin tim Korçën, në brigjet amerikane, jam krenar që ju sjell këtë birrë që shqiptarët e kanë shijuar për gjenerata. Ju prezantoj Birrën Korça, një birrë plot shije e krijuar me pasion dhe traditë”, është shprehur ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb