Fundjavë pozitive kjo për dy nga legjionarët kuqezi që aktivizohen në Superligën Turke. Të premten, Kristjan Asllani ka asistuar dhe ka shënuar gol për ekipin e tij,Beshiktash, në takimin kundër Gaziantep, në transfertë. Mesfushori shqiptar fillimisht në minutën e shtatë, harkoi direkt nga goditja e këndit, ndërsa Djalo përfitoi për ta dërguar topin në rrjetë, duke zhbllokuar shifrat. Më pas erdhi edhe goli nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 22-të të takimit. 24-vjeçari është i huazuar nga Interi, ndërsa lajm i mirë për të ishte rikthimi si titullar.

Nga ana tjetër, edhe Qazim Laci ka gjetur rrugën e rrjetës sërish të premten. Mesfushori kuqezi gjeti golin e barazimit kundër Koniaspor, në javën e 32-të të superligës turke. Ishte minuta e 16-të, që Rizespor kishte pësuar gol, ndërsa dy minuta më vonë Laçi këmbënguli duke rikthyer baraspeshën, pas një mungese përqëndrimi nga rivali. Laçi rezulton të jetë lojtari më efikas i Rizesporit këtë sezon. Dhe pse është mefushor, ai është golashënuesi kryesor i ekipit me 7 finalizime, ndërsa edhe ka asistuar 8 herë.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: