Një video e bërë nga banorë të zonës së ish-Kënetës, tregojnë pamjet makabre nga aksidenti i rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Durrës.
Sic shihet, makina e drejtuar nga Nikoll Radaçi, 57 vjeç banor i zonës, është ngjitur në trotuar ku ndodhen 3 djemtë duke luajtur me top dhe ka marrë zvarrë dy prej tyre duke i lënë të vdekur në vend, ndërsa i treti ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Banorët thonë se Radaçi ishte njeri problematik dhe lëvizte në lagje me shpejtësi tej normave të lejuara.
Sipas informacioneve të banorëve, 2 prej fëmijëve ishin vëllezër, ku njëri ka ndërruar jetë në vend bashkë me kushëririn dhe tjetri 8 vjeç ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë.
Të tre fëmijët ishin me origjinë nga Berati.
