Ish-deputeti Ervin Salianji është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se kreu i PD, Sali Berisha” është tmerruar sepse po humb privilegjet”.
Ai iu drejtua Berishës duke i thënë të “lërë llafet dhe nëse ke guxim, publiko dosjet”.
Salianji më pas postoi një pjesë të dosjes Agasi-Beqiri, ndërsa duke iu drejtuar sërish Berishës hodhi dyshime mbi heshtjen e tij për mos përmendjen e Ermal Beqirit.
“Sali kolltuku, për një karrige po bëhesh qesharak, po kthehesh ne Sali fatkeqesia jo vetem per demokratet por per gjithe shoqerine! Po kthehesh në simbol të kapjes dhe degradimit, jo vetëm për demokratët, por për gjithë shoqërinë. Por ke harruar një gjë, mua nuk më ble dhe as kërcenon dot askush, as ti! Demokratët nuk janë dele. Janë guximtarë. Dhe këtë regjim Rama–Berisha do ta çmontojmë, pjesë-pjesë”, përfundoi ai reagimin e tij.
Reagimi i plotë:
Sali kolltuku, je tmerruar sepse po humb privilegjet.
Lëri llafet si llaxor lagjeje dhe dil, nëse ke guxim, publiko dosjet. Ja ku i ke, fakte jo haluçinacione prej frikës!
Sepse faktet janë kokëforta.
Ja ku e ke një pjesë të dosjes Agasi–Beqiri:
Në dokumente rezulton se shtetasja gjermane M.Sh. është kërcënuar se kishte hyrë në një “pishinë peshkaqenësh” dhe për këtë i është kërkuar të paguajë fillimisht 1 milion euro. Ky nuk është opinion, është vendim gjykate.
Po ti pse hesht?
A ke marrë ndonjë “llokmë” që nuk e përmend asnjëherë Ermal Beqirin? Apo të mungon guximi?
Sepse kur përballesh me të vërtetën, zhduket trimëria e rreme.
Ja ku e ke dosjen. Publikoje të plotë, nëse nuk ke frikë.
Sali kolltuku, për një karrige po bëhesh qesharak, po kthehesh ne Sali fatkeqesia jo vetem per demokratet por per gjithe shoqerine!
Po kthehesh në simbol të kapjes dhe degradimit, jo vetëm për demokratët, por për gjithë shoqërinë.
Por ke harruar një gjë, mua nuk më ble dhe as kërcenon dot askush, as ti!
Demokratët nuk janë dele. Janë guximtarë.
Dhe këtë regjim Rama–Berisha do ta çmontojmë, pjesë-pjesë.
