Nipi i kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, Grigoris Dimitriadis, ka zhvilluar një vizitë në Derviçan të Dropullit, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.
Mësohet se qëllimi i vizitës ka qenë prezantimi i bustit të Konstantinos Mitsotakis, një vepër e kuruar personalisht nga Rama.
Gjatë qëndrimit në Derviçan, Rama dhe Dimitriadis vizituan edhe muzeun e pikturës, ndërsa më pas u zhvendosën në Terihat, ku kryeministri Rama shtroi një drekë për delegacionin në një restorant të njohur të zonës.
Kjo vizitë vjen vetëm dy javë pasi Edi Rama mori pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit në Athinë, ku zhvilloi edhe një takim kokë më kokë me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.
