Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ishte i pranishëm këtë të mërkurë në Rrjoll, së bashku me deputetin Erald Kapri, pranë banorëve që prej 95 ditësh protestojnë kundër zaptimit të pronave të tyre të trashëguara, në të cilat qeveria ka dhënë leje për ndërtimin e një resorti.

Një moment tensioni ka shënuar vizitën e deputetëve të Mundësia në Rrjoll, kur Policia rrethoi makinën e një të riu i cili kërkonte të përshëndeste Agron Shehajn.

I riu kritikoi Policinë duke iu drejtuar me pyetjen përse nuk arrestojnë kriminelët që lëvizin lirshëm, por merren me banorët e Rrjollit duke i shoqëruara ata në Komisariate.

Pas disa momenteve tensioni, ku edhe kryetari Shehaj pati një përplasje verbale me policinë, qytetari u largua i lirë.

“Rrjoll. Një i ri i rrethuar nga një tufë policësh në makinë. Mendova se po shihja një ndalim për krim të rëndë! Në fakt, ‘krimi’ i tij ishte se donte të më përshëndeste mua dhe u shau Ramën”, shprehet Shehaj.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Shehaj dhe Kapri kanë shprehur vijimin e mbështetjes së tyre për protestën e drejtë të banorëve për mbrojtjen e tokave të tyre të trashëguara nga paraardhësit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb