Detaje të reja dalin në dritë nga atentati ndaj pronarit të karburantit Rexhep Ismaili, mbrëmjen e sotme në Gjashtë të Sarandës, i cili u ekzekutua me plumb në kokë.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, mësohet se viktima dhe autori i krimit kanë patur një konflikt të mëparshëm.

Sipas burimeve, autori ka shkuar i armatosur në ambientet e karburantit në pronësi të Ismailit. Ky i fundit ndodhej në lokalin e biznesit, i ulur në tavolinë me persona të tjerë, kur autori ka hapur zjarr me pistoletë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Personat që ndodheshin brenda banakut të lokalit kanë reaguar menjëherë duke nxjerrë një armë automatike. Ata kanë qëlluar me breshëri në drejtim të autorit që po tentonte të largohej, duke krijuar një skenë lufte në mes të biznesit.

Pavarësisht kundërpërgjigjes me armë zjarri nga njerëzit e viktimës, autori i dyshuar ka arritur t’u shpëtojë plumbave dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia po vijon punën për identifikimin e plotë të personave që përdorën automatikun, ndërsa vijon kërkimi për kapjen e autorit kryesor të vrasjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb