Seancë maratonë ka qenë ajo e djeshmja në Kuvendine Shqipërisë, me punimet që nisën në orën 10 dhe kanë parfunduar pas mesnate.

Ka qenë lodhja ajo që a shkaktuar edhe situate që kanë krijuar hilaritet në sallë.

Pak para kalimit në votimm Ulsi Manja mori fjalën për të uruar kolegun, deputetin e Lezhës, Admir Kadeli.

“Meqenëse data 8 na kapi në parlament, dua t’i uroj ditëlindjen kolegut tonë Admir Kadeli dhe mikut tim, Admir Kadeli. Gëzuar 37-vjetorin dhe veç të mira paç!”, tha Manja.

Por para se të bënte urimin, Manja bëri një lapsus që bëri që kolegët socialistë të shpërtehnin në të qeshura.

“Meqenëse data 8 na kapi në parlament, si deputet i qarkut Fier… ndjesë, si deputet i qarkut Lezhë…”, tha Manja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb