“Ikona” e njohur Ruud Gullit, i ka konsideruar si normale përplasjet fizike mes Valverdes dhe Tchouamenit te Real Madrid.
“Është normale. Në kohën time çdo javë kishte diçka të tillë. Nuk më shqetëson fare, është diçka normale dhe duhet të ndodhë. Lojtarët duhet të çlirojnë frustrimet e tyre.”
“Nuk është e nevojshme të pëlqehen, por duhet të respektojnë njëri-tjetrin sepse janë të rëndësishëm për ekipin. Konfliktet gjithmonë do të ndodhin në futboll, madje duhet të ndodhin,” përfundoi Gullit.
