Tekniku i Juves, Spalleti u shfaq në konferencë, në vigjilje të takimit të kampionatit ndaj Lecces.
“Kemi vuajtur dhe kemi ndjerë dhimbje këtë javë. Duhet të shkojmë në Lecce dhe t’i kthejmë gjërat në favor, duke thyer monotoninë me një goditje të fortë. Duhet të marrim rreziqe përsipër, jo të menaxhojmë lojën. Kemi gjithçka në duart tona. Ka momente që bëjmë diferencën dhe herë pas here i kemi humbur çaste të tilla.
E njoh Di Francescon e Corvinon dhe do të përballemi me një Lecce të organizuar. Do të duhet të japim gjithçka për të fituar. Duam të ndërtojmë mbi rezultatet e ndeshjes së Veronës. Nëse një stadium si ‘Allianz’ duartroket pas një ndeshjeje që duhet ta kishim fituar dhe përfundoi duke barazuar, është një shenjë se nuk ishim shkatërruar plotësisht.
Gabimi që nuk duhet të bëjmë është të mendojmë se jemi të pafat. Përpjekja që shoh nga këta djem është siguria më e madhe. Kur nuk fitojmë, ndihemi keq në dhomën e zhveshjes. Dhimbja, nëse e mendon me kujdes, të mëson gjëra. I kam parë qartë fytyrat e djemve, ata kanë vuajtur dhe jam i bindur se do të luftojnë”- tha ai.
