Aktivistja demokrate Evi Kokalari ka komentuar pjesëmarrjen shumë të ulët në protestën e sotme të PD-së.

Në një postim në rrjete sociale, Kokalari ka falënderuar demokratët që nuk dolën në protestë për t’i dhënë një mesazh Berishës.

“Bravo demokratë. Më pak se 100 veta në protestën e Berishës sot.

Keni dhënë një super mesazh jo vetëm Berishës, por edhe neve që po bëjmë luftën për ta nxjerrë opozitën nga kthetrat e këtyre monstrave.

Ja, kjo është shpresa për shpëtimin e vendit!

Dashuri për të gjithë ju që qëndruat në shtëpi sot.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb