Me urdhër të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Departamenti i Mbrojtjes të premten publikoi dhjetëra dosje të klasifikuara më parë mbi pamjet e dyshuara të UFO-ve për t’i ofruar popullit amerikan dhe me gjere atë që e quajti “transparencë”.
Zbulimi i dokumenteve, fotove dhe videove të “fenomeneve të paidentifikuara” do të pasohet nga publikime të ardhshme, ndërsa më shumë materiale deklasifikohen, tha Departamenti i Mbrojtjes permes një deklarate.
Trump ishte presidenti i fundit që publikoi raportet e qeverisë amerikane mbi UFO-t, një proces zbulimi që filloi në fund të viteve 1970. Ekspertët thanë se grupi prej rreth 160 dosjesh të publikuara të premten përmbante video të reja të pamjeve të njohura, por nuk dha prova bindëse të teknologjisë aliene ose jetës jashtëtokësore.
Dosjet përfshijnë një raport të vitit 1947 për “disqe fluturuese”, si dhe foto të paqarta të “fenomeneve të paidentifikuara” të marra nga sipërfaqja e hënës nga misioni hënor Apollo 12 i vitit 1969 dhe një transkript të ekuipazhit Apollo 17 që përshkruan objekte të paidentifikuara të parë nga hëna në vitin 1972.
Një nga videot me interesante është ajo e llambadarit. Një kryq në forme ylli, por që sipas disa analistëve mund të jetë thjeshtë një iluzion si pasojë e përdorimit të teleskopit.
Disa kritikë i konsiderojnë zbulimet e UFO-ve si një shpërqendrim nga problemet politike të Trump, duke përfshirë fushatën jopopullore ushtarake amerikane kundër Iranit dhe presionin publik për të publikuar dosje të mëtejshme të lidhura me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein.
Zbulimi i të dhënave ka të ngjarë të nxisë debat të ri mbi sekretin qeveritar dhe ekzistencën e mundshme të jetës diku tjetër në kozmos.
