Lideri pro-evropian i qendrës së djathtë, Péter Magyar, është betuar si kryeministër i Hungarisë, duke shënuar kështu fundin zyrtar të 16 viteve në pushtet të Viktor Orbán.
Ceremonia e së shtunës gjatë së cilës Magyar kishte ftuar njerëzit t’i bashkoheshin për të “shkruar historinë hungareze” së bashku dhe “për të kaluar nëpër portën e ndryshimit të regjimit”, vjen një muaj pasi partia e tij opozitare Tisza fitoi me shumicë dërrmuese në zgjedhjet parlamentare.
Rezultati shkaktoi gëzim në Budapest dhe më gjerë, pasi Orbán dhe lëvizja e tij populiste dhe nacionaliste ishin mbajtur prej kohësh nga e djathta ekstreme globale si një shembull për t’u imituar.
Péter Madyar, Macaristan Başbakanı olarak yemin ederek göreve başladı.. pic.twitter.com/btRLOfbQUO
— Journalist_cuneyt (@Journalistcnyt) May 9, 2026
