New York Times shkruan se pala ruse po dërgon pjesë dronësh në Iran nëpërmjet Detit Kaspik, duke anashkaluar Ngushticën e Hormuzit dhe gjithashtu duke krijuar një korridor të ri strategjik për tregti.

Sipas gazetës dhe informacioneve që sjell nga zyrtarët amerikanë, ky veprim po e ndihmon Iranin të rikuperojë shpejt pajisjet e humbura ushtarake pas sulmeve të fundit nga SHBA-të dhe Izraeli.

Deti Kaspik është bërë një rrugë e rëndësishme tregtare për Rusinë dhe Iranin, duke siguruar një rrugë të sigurt për lëvizjen e pjesëve ushtarake dhe mallrave të tjera pa shqetësimin e sanksioneve ndërkombëtare, shkruan më tek “New York Times.

Kjo rrugë tregtare, e cila lidh dy vendet nëpërmjet vijave të tyre të gjera bregdetare, është lënë pas dore prej kohësh, por tani po del si jetike për forcimin e marrëdhënieve strategjike midis Rusisë dhe Iranit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: