GREQI- Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi pasditen e të shtunës në ishullin Kos në zonën Mastichari.

Një 61-vjeçar humbi jetën pasi u shtyp nga traktori. Në zonë mbërritën automjete të zjarrfikëses por fatkeqësisht drejtuesi i traktorit u nxorr pa jetë pasi ishte bllokuar.

Aksidenti ndodhi kur drejtuesi i traktorit u përpoq të kalonte një pjesë të një përroi, duke rezultuar në përmbysjen e automjetit dhe bllokimin e tij, ku fatkeqësisht humbi jetën.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb