Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 35-vjeçar shqiptar, pasi ishte në kërkim prej 3 vitesh nga autoritetet shqiptare.
35-vjeçari është arrestuar në Moncalieri të Italisë.
Sipas raportimeve të mediave italiane, në momentin e ndalimit në rrugë nga policia, shqiptari iu ka paraqitur efektivëve kartë identiteti dhe një patentë shoferi spanjolle.
Pas hetimeve rezultoi se dokumentet ishin të falsifikuara.
35-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pasi akuzohej për grup kriminal, përfshirje në vrasje, posedim të paligjshëm të armëve dhe furnizim me mjete për aktivitet kriminal.
