Një ngjarje tragjike ka ndodhur në aeroportin e Denver në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një avion i Frontier Airlines ka vrarë një person që ndodhej në pistë, pasi kishte kapërcyer gardhin rrethues të sigurisë, moment i cili është regjistruar në audio të kontrollit të trafikut ajror.
“Ne sapo goditëm dikë”, i thotë piloti kullës së kontrollit pasi ndërpreu ngritjen e Fluturimit 4345. “Kemi zjarr në motor.”, raporton BBC.
Të gjithë 224 pasagjerët në bord u evakuuan me rrëshqitëse emergjente si masë paraprake
“Jemi thellësisht të trishtuar nga kjo ngjarje”, u shpreh kompania ajrore nëpërmjet një deklarate.
View this post on Instagram
