Të paktën 12 policë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur pas një sulmi në Pakistanin veriperëndimor, ku një kamikaz hodhi në erë një automjet të mbushur me eksplozivë në një pikë kontrolli policor në qytetin Bannu.
Sipas autoriteteve lokale, sulmi ndodhi në lagjen Fateh Khel, ku militantë të armatosur sulmuan fillimisht postën policore dhe më pas hapën zjarr ndaj forcave të sigurisë.
Locals transporting wounded and dead bodies to DHQ Hospital after sucide attack on Fath Khel in Bannu. However, additional security forces have been called in to control the situation The exact number of casualties is still unknown, though locals claim the toll may be high 4️⃣ pic.twitter.com/c0TACXnm3L
— Jawad Yousafzai (@JawadYousufxai) May 9, 2026
Oficeri i policisë, Muhammad Sajjad Khan, deklaroi për AFP se 12 efektivë janë konfirmuar të vdekur, ndërsa një tjetër rezulton i zhdukur.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se stacioni i policisë Fatah Khel është shkatërruar pothuajse plotësisht nga shpërthimi i fuqishëm.
Edhe agjencia Reuters raportoi për sulmin, duke cituar burime policore sipas të cilave disa anëtarë të forcave të sigurisë janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Autoritetet pakistaneze thanë se militantët ngritën gjithashtu një pritë ndaj forcave që po shkonin për përforcime në zonë, por deri tani nuk janë dhënë më shumë detaje mbi autorët apo organizatën që qëndron pas sulmit.
Zona e Bannu-t, në provincën Khyber Pakhtunkhwa pranë kufirit me Afganistanin, është përballur shpesh me sulme nga grupe militante vitet e fundit.
