Tre shtetas italianë janë mes 6 personave të proceduar penalisht pas protestës së 8 majit të organizuar nga Partia Demokratike, ku pati përplasje dhe akte dhune ndaj forcave të policisë.
Sipas hetimeve, është provuar se ata kanë marrë pjesë në akte dhune ndaj efektivëve, por nuk rezultojnë të përfshirë në hedhjen e molotovëve.
Të huajt janë marrë në pyetje nga hetuesit, por kanë refuzuar të japin shpjegime mbi arsyet e përfshirjes së tyre në protestë dhe mënyrën se si u bënë pjesë e tubimit.
Në total, për ngjarjet e protestës janë proceduar 6 persona, të dyshuar për akte dhune dhe përdorim molotovësh në drejtim të policisë.
