Një avion që transportonte pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius është ulur në Holandë.
Fluturimi ishte nisur nga ishulli Tenerife në Spanjë dhe kishte në bord 26 persona gjithsej, përfshirë pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit.
Sipas autoriteteve holandeze, tetë prej tyre janë shtetas të Holandës, ndërsa pjesa tjetër përfshin qytetarë nga Belgjika, Greqia, Gjermania, Guatemala dhe Argjentina.
Autoritetet spanjolle të mbrojtjes civile kanë bërë të ditur se në anije është identifikuar një vatër e dyshuar e virusit hantavirus, çka ka sjellë marrjen e masave të menjëhershme të izolimit dhe evakuimit.
Të gjithë personat e transportuar pritet të vendosen në karantinë për rreth gjashtë javë, sipas protokolleve shëndetësore të autoriteteve në Holandë.
