Një person është arrestuar pasi ka kanosur me thikë menaxherin e një supermarketi në Korçë.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme në një supermarket në lagjen 10 të qytetit. Sipas të dhënave, një 40 vjeçar ka pritur menaxherin e supermarketit për të dalë jashtë, duke përdorur një mjet prerës (thikë) dhe për t’i marrë xhiron e ditës.

Mësohet se forcat e komisariatit të policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit dhe kapen e tij, ndërsa ky i fundit mbante veshur një kapuç për të mos u shfaqur.

40 vjeçari Dhimitri Xhemali, është i njohur për policinë pasi ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje. Mbi të rëndon akuza e “vjedhjes me dhunë” ndërsa vijojnë veprimet për rastin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb