DASHI
Mos kërkoni më shumë pavarësi nga sa duhet sot ju që jeni në një lidhje dhe mundohuni të toleroni më tepër nga zakonisht. Në këtë mënyrë gjërat kanë për të ecur më mirë. Beqarët do jenë në humor të mirë dhe do pranojnë çdo ftesë që do iu bëhet.
DEMI
Bashkëpunimi në çift do përmirësohet disi sot për ju që jeni në një lidhje. Do qëndroni më gjatë pranë partnerit dhe do flisni edhe për disa gjëra që nuk ju kanë pëlqyer së fundmi. Beqarët do fillojnë menjëherë një lidhje pasionante, e cila do i bëjë të ëndërrojnë pa fund.
BINJAKET
Mos u tregoni despotikë sot me atë që keni në krah, tregohuni të arsyeshëm dhe jo të ëndërroni më shumë sesa duhet. Vetëm kështu nuk do e lëndoni veten. Me shpenzimet nuk do bëni aspak kursime dhe gjendja do bëhet problematike.
GAFORRJA
Sot do përkujdeseni më tepër për atë që keni në krah dhe marrëdhënia në çift do jetë e mrekullueshme. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme, por edhe pse nuk do e gjejnë dashurinë, miqtë nuk do i lënë të mërziten. Me financat tregohuni sa më të matur.
LUANI
Do jeni më të organizuar sot ju që jeni në një lidhje dhe gjërat do ju ecin më së miri me partnerin. Do ndiheni gati të hidhni edhe hapa të rëndësishëm me të. Në planin financiar do keni mbështetjen e yjeve në çdo moment dhe gjërat kanë për t’ju ecur më së miri.
VIRGJERESHA
Do ruani një komunikim të mirë sot me atë që keni në krah dhe do kënaqeni pa fund. Gjithçka do ecë si keni dashur gjithmonë. Nuk do ndiheni më të vetmuar si më parë. Në planin financiar do jeni me fat dhe do arrini t’i shlyeni të gjitha borxhet që keni marrë.
PESHORJA
Do përgatisni një surprizë të madhe sot ju që jeni në një lidhje dhe do e bëni partnerin të ëndërrojë gjithë kohës. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë të paimagjinueshme. Në planin financiar ndikimi i yjeve do jetë negativ. Do kryeni shpenzime të pamenduara dhe situata do përkeqësohet.
AKREPI
Ditë e ngrohtë dhe plot diell kjo për të dashuruarit. Shprehni çdo ndjenjë dhe ide që të keni për jetën tuaj në çift. Do ndiheni mirë dhe të plotësuar. Beqarët do kenë disa takime, por asnjëri nuk do iu pëlqejë aq shumë sa për të filluar një lidhje.
SHIGJETARI
Do kaloni çaste të lumtura sot pranë atij që dashuroni dhe do ndiheni si në ëndërr. Të dy do e harroni të shkuarën e zymtë dhe do mendoni vetëm për ditët që do vijnë. Beqarët do afrohen shumë me dikë, por nuk duhet të nxitohen nëse nuk duan të zhgënjehen.
BRICJAPI
Nuk do keni për çfarë të qaheni sot ju që jeni në një lidhje, përkundrazi, do përjetoni emocione pa fund në krahët e atij që dashuroni. Në planin financiar do dini si t’i menaxhoni ato para që keni dhe do kryeni investimet e nevojshme.
UJORI
Do jeni në humor shumë të mirë gjatë gjithë kësaj dite dhe do ia kaloni këndshëm me atë që keni në krah. Secili mund të përgatisë edhe surpriza për njëri-tjetrin. Në planin financiar do jeni më të organizuar dhe nuk do bëni aspak gabime. Gjendja do mbetet e qëndrueshme.
PESHQIT
Jeta juaj në çift do ketë disa tronditje të vogla gjatë kësaj dite, por gjithsesi do keni durimin dhe këmbënguljen e duhur për t’i zgjidhur. Në mbrëmje do jeni më të qetë. Beqarët do kenë një ditë plot ngjyra dhe me mundësi të mira për takime. Shfrytëzojeni sa të mundni.
