Teksa ditët kalojnë, e ardhmja e Ernest Muçit mbetet enigmë. Fatih Tekke, trajneri i Trabzonspor, ka shprehur dëshirën e tij për qëndrimin e sulmuesit të huazuar nga Besiktas.

“Unë ia shpreha klubit dhe vetë atij mendimin tim në lidhje me Ernest Muçin. Muçi ka qenë shumë fitimprurës gjatë periudhës që ka qenë me ne.

Nuk ka dyshime në lidhje me dëshirën që ai të qendrojë. Mendoj se mund të ketë disa probleme ekonomike. Besoj se mund të shkojë në drejtimin që ne duam”, ka thënë Fatih Tekke.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: