Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se përplasjet me ushtrinë ruse vazhduan edhe gjatë armëpushimit treditor të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, duke akuzuar Moskën se nuk ka synim t’i japë fund luftës që zgjat prej më shumë se katër vitesh.

“Nuk pati heshtje në front sot, pati beteja. Ne pamë gjithçka”, tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes, në orët e fundit të armëpushimit.

Ai theksoi se Ukraina po vëren përgatitje të reja ushtarake nga pala ruse.

“Vërejmë gjithashtu se Rusia nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës. Fatkeqësisht, ajo po përgatit sulme të reja”, deklaroi presidenti ukrainas.

Zelensky shtoi se edhe Ukraina po përgatitet për sulme të tjera, por nënvizoi se objektivi mbetet arritja e paqes.

“Edhe ne, për fat të keq, po përgatitemi për sulme të reja. Por paqja duhet të vijë. Pikërisht për këtë po punojmë”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb