Bashkimi Evropian po punon për rregulla të reja për të kufizuar modelet e biznesit të mediave sociale për të mbrojtur fëmijët dhe adoleshentët,

Lajmi u bë i ditur nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Në fjalën e saj në Kopenhagen, Von der Leyen argumentoi se dëmet e shkaktuara fëmijëve dhe të rinjve nga ekspozimi ndaj mediave sociale nuk ishin aksidentale, por rezultat i “modeleve të biznesit që e trajtojnë vëmendjen e fëmijëve si një mall”.

Ajo tha se BE-ja po synon konkretisht platforma të tilla si “TikTok”, “X” dhe aplikacionet e saj Meta, Instagram dhe Facebook.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb