PSG po shkon drejt një tjetër sezoni fantastik, ku janë në garë për të dy trofetë, titullin në Francë dhe në finalen e Champions League. Pa diskutim që e gjithë vëmendja e klubit është e fokusuar në këtë fund sezoni, por në të njëjtën kohë po planifikojnë edhe të ardhmen, sezonin e ri. Sipas mediave në Spanjë, objektivi kryesor i PSG është Julian Alvarez. Sulmuesi argjentinas është një kërkesë specifike e trajnerin Luis Enrique, i cili prej kohësh është një admirues i Alavrez. Në fakt, Luis Enrique e kërkoi argjentinasin edhe 2 vite më parë, por Alvarez vendosi të transferohet në Madrid duke pranuar ofertën e Atletico-s.
Burime pranë lojtarit shprehen se tani situata është ndryshe, me Alvarez që është gati të bashkohet me Luis Enrique në Francë, por pengesë mbetet konkurrenca e fortë. Gjithnjë sipas mediave në Spanjë, për Alvarez ka një interesim të fortë nga ana e Barcelonës dhe Arsenal. Presidenti Al-Khelafi do të bëjë gjithçka për t’i plotësuar këtë dëshirë trajnerit Luis Enrique me të cilin do të ulet në një tavolinë në fund të këtij sezoni.
Al Khelaifi është jashtëzakonisht i kënaqur me punën e bërë nga Luis Enrique, për këtë arsye pritet t’i ofrojë një kontratë të re 4-vjeçare. Alvarez konsiderohet si dhurata e duhur për këtë bashkëpunim të ri.
