Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se po pengon kompanitë europiane të marrin pjesë dhe të fitojnë tendera publikë në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një shkelje të rëndë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian.

Gjatë deklaratës së tij në konferencën me gazetarët, Berisha u ndal te raportet e organizatës “Open Tender EU”, ku sipas tij evidentohet mungesa e transparencës në prokurimet publike dhe përjashtimi i kompanive prestigjioze europiane nga garat shtetërore në vend.

Deklarata

Së dyti, janë këto të gjitha nga Open Tender EU, organizatë kjo e besueshme e BE. Po kriteri i transparencës? Kriteri i transparencës është shumë i ulët. Vlerësohet gjithsej 54.5 pikë, ndërkohë që sistemi elektronik është përdorur nga viti 2010. Pra, tregon që këta ia mbyllin sytë sistemit elektronik. Këta e zhurmojnë sistemin elektronik.

Treguesi i transparencës ka një rënie katastrofale.

Por ka edhe një tregues tjetër. Treguesi i mafies. Mbajeni shënim.

Ky tregues, thotë, se mafia qeveritare shqiptare, në ligjin e mafies dhe jo në ligjin shqiptar dhe ndërkombëtar, nuk lejon asnjë kompani evropiane të fitojë qoftë dhe një tender në Shqipëri.

Narkoqeveria Rama, është rasti i vetëm, kur në listën e kontraktorëve me tendera me vlerë të konsiderueshme, nuk ka asnjë fitues kompani nga vendet e BE apo kompani prestigjioze. E ndaluar!

Kjo është një shkelje e rëndë e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).

Injorimi i këtij fakti është një akt i rëndë që dëmton shumë, për aq sa mund të dëmtojë Shqipëria tregun.

Në MSA, Shqipëria është e detyruar të trajtojë si të barabartë investitorët, kompanitë që paraqiten në garat brenda vendit.

Auto C869e7a9 B07c 4929 8a9e Fd8f6ae786841778581945
Auto C869e7a9 B07c 4929 8a9e Fd8f6ae786841778581945

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb