Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me reagimet pas një interviste të dhënë nga ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, lidhur me marrëveshjen për emigrantët. Në reagimin e tij në platformën X, Rama thekson se deklaratat dhe citimet janë shtrembëruar në media.

Gjithashtu Rama shton se “protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë”

Kryeministri Edi Rama reagim në platformën X:

Të gjithë gazetarëve nga Italia dhe më gjerë, të cilët po kontaktojnë lidhur me një citim të shtrembëruar të raportuar nga një media pas një interviste me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë: Më lejoni ta ritheksoj, qartë dhe shpresoj njëherë e përgjithmonë, se Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb