Më shumë se 1,700 persona janë vendosur në karantinë në një anije turistike në lumin Gironde, pranë Bordeaux, pasi një pasagjer humbi jetën nga norovirusi. Sipas autoriteteve lokale shëndetësore në Francë, në bord dyshohet për një shpërthim të norovirusit, i cili konsiderohet shkaku më i zakonshëm i gastroenteritit viral dhe përhapet shumë shpejt në ambiente të mbyllura si anijet turistike.

Dhjetëra persona raportohet se kanë shfaqur simptoma gastrointestinale, ndërsa ekipet mjekësore dhe autoritetet sanitare kanë izoluar anijen dhe po monitorojnë situatën për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. Norovirusi shkakton zakonisht të vjella, diarre, temperaturë dhe dehidrim, ndërsa përhapja e tij favorizohet nga kontakti i afërt mes njerëzve dhe sipërfaqet e kontaminuara.

Autoritetet theksojnë se ky incident nuk ka lidhje me shpërthimin e hantavirusit të regjistruar javën e kaluar në anijen turistike MV Hondius në Oqeanin Atlantik, ku humbën jetën tre persona dhe u konfirmuan 11 raste infektimi. Hetimet për burimin e infeksionit në anijen pranë Bordeaux vijojnë, ndërsa pasagjerëve u është kërkuar të respektojnë masat e izolimit deri në një njoftim të ri nga autoritetet shëndetësore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: