Rafael është pjesë e Tiranës prej janarit të vitit 2025. 26-vjeçari nga Brazili është titullar në mesfushën e bardhebluve, që e mbyllën sezonin në vendin e gjashtë. Rafa ka reaguar përmes rrjeteve sociale, pas sezonit të vështirë ku u sigurua mbijetesa.
“Një tjetër sezon po mbaron. Pa dyshim, më i vështiri dhe më sfiduesi që kam përjetuar ndonjëherë. Por pikërisht mes kaq shumë betejave përjetova sezonin më të mirë të karrierës sime deri më tani.
Çdo pengesë më forcoi dhe çdo sfidë më bëri të rritem. E mbyll këtë cikël me krenari, mirënjohje dhe sigurinë se e gjithë përpjekja ia vlente. Ishte e vështirë, ishte intensive, por ishte e paharrueshme”, shkruan Rafa përmes rrjeteve sociale.
