Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura kryesisht në qendër e jug të vendit.

Prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes në qendër e jug të territorit. Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut parashikohet të jetë me intensitet të ulët të karakterit lokal, përgjatë relieveve malore në lindje
shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 14 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb