Ka përfunduar takimi mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping në Kinë, i cili zgjati rreth dy orë dhe u përqendrua kryesisht te marrëdhëniet tregtare, teknologjia dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme.
Pas bisedimeve, presidenti Trump deklaroi se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Pekinit “do të bëhen më të mira”, duke sinjalizuar një përpjekje për uljen e tensioneve mes dy fuqive më të mëdha ekonomike në botë.
Nga ana tjetër, presidenti Xi Jinping theksoi se bota ndodhet në “një udhëkryq të ri”, ndërsa paralajmëroi se situata globale po ndryshon me shpejtësi dhe mbetet “fluide dhe e trazuar”.
“Ne duhet të jemi partnerë, jo kundërshtarë”, deklaroi Xi Jinping, duke shtuar se Kina dhe SHBA-ja duhet të përparojnë së bashku dhe të menaxhojnë me kujdes marrëdhëniet për çështjen e Tajvanit.
Media shtetërore kineze raporton se Presidenti Xi ka paralajmëruar për potencialin e një “konflikti” me SHBA-në për shkak të Tajvanit, ndërsa udhëheqësi thuhet se e quan atë “çështjen më të rëndësishme në marrëdhëniet Kinë-SHBA”.
“Nëse trajtohet mirë, marrëdhëniet dypalëshe mund të mbeten përgjithësisht të qëndrueshme. Nëse nuk trajtohet siç duhet, të dy vendet mund të përplasen ose edhe të hyjnë në konflikt, duke e shtyrë të gjithë marrëdhënien Kinë-SHBA në një situatë shumë të rrezikshme”, thotë Xi, sipas mediave shtetërore.
Ai shton se pavarësia e Tajvanit është “në thelb e papajtueshme” me paqen në Ngushticën e Tajvanit. Dhe paqja në ngushticë është “pika më e madhe e përbashkët midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara”, thotë ai.
🚨 LMAO! The Chinese schoolchildren started literally JUMPING up and down for President Trump and he is absolutely LOVING IT
He just patted Xi on the arm 🤣
They’ve been rehearsing for this! 47 can’t stop grinning! pic.twitter.com/dHaiBS2Ju5
— Eric Daugherty (@EricLDaugh) May 14, 2026
