Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lëshuar akuza të ashpra nga foltorja e Kuvendit, duke sulmuar qeverinë dhe duke e cilësuar ish-zv/kryeministren Belinda Balluku si “kryehajduten më të madhe pas Edi Ramës”. Berisha u ndal edhe te çështja e raportit IBAR, duke pretenduar se ai nuk është bërë transparent për publikun dhe se qytetarët nuk janë informuar për përmbajtjen e tij.
Ai akuzoi qeverinë për lidhje me “mashtrime” dhe duke e cilësuar situatën si të kontrolluar nga interesa të errëta. Në një moment të debatit parlamentar, Berisha ironizoi ish-ministren e Jashtme Elisa Spiropali.
“Balluku kryehajdutja më e madhe pas Edi Ramës. Dhe këtu doli se raporti IBAR nuk u miratua. Ju krijoni agjendën sipas qejfit tuaj. Pse ua fshini qytetarëve raportin ju? E keni mbushur fund e krye me mashtrime. Ju kërkoni që të flisni për një raport që qytetarët nuk e dinë. Si të pranoni ju zoti Kryetar, dhe nuk dinë qytetarët se çfarë është thënë? Çfarë jeni ju? Peng mafie? Ajo e quan pallosh i gjatë, dhe ai ça nuk bën, e mbron. Ti e quan Skënderbe, ai të flak (i drejtohet Spiropalit)”, tha ai.
