Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti ka qenë i ashpër në Kuvend, ku kërkoi transparencë për raportin e IBAR-it, ndërsa pohoi se kërkonte që të kishte më shumë kohë në seancë që të fliste për integrimin.

Ai tha se në BE nuk shkohet me servilizëm.

“Nuk shkohet në Europë as me servilizëm, por me punë. Nëse i kthehemi lavdërimeve, propagandës, nuk bëjmë gjë tjetër, veç se kthehemi atje ku ishim prej 50 vitesh. Na kanë lënë vetëm 4 minuta për të folur për integrimin, që ishte vizion i të burgosurve politikë. Doja të flisja 10 minuta të paktën. Nuk hymë në Europë me sevila, as me sulme dhe bullizim. Nuk hymë dot me krimin e organizuar, as me heqje fjale, por me vlera. Njerëzit që nuk kanë pasur etikë, se kuptojnë dot BE. BE nuk mund të jetë vota pa fund, krim. BE lindi nga dhuna që përjetuan popujt.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: