Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në seancën plenare në Kuvend, ku është parashikuar një interpelancë me të.

Ai është shprehur se mungesa e tij në sallë, tregon dobësi, jo forcë.

“Prania e Ramës në sallë është detyrim kushtetues. Edhe në Rregullore kemi parashikuar një seancë pyetje-përgjigje me kryeministrin që nuk ka ndodhur kurrë, pasi ai nuk vjen të japë llogari.
Nëse në draft rezolutë thuhet të mbështesim kriteret e Kopenhagenit, Rama mendon ndryshe bashkë me Vuçiçin, pretendon të hyjmë në BE jo me të drejta të plota. Mungesa e tij në Parlament tregon dobësinë e tij jo forcë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb