Kryeministri britanik Keir Starmer është shprehur i keqardhur për për vendimin e Wes Streeting për të dhënë dorëheqjen  si minister Shëndetësisë.

Dorëheqja e Streeting, e njoftuar të enjten pasdite, po interpretohet si një masë për të ushtruar presion mbi Starmer që të japë dorëheqjen si kryeministër dhe udhëheqës i Partisë Laburiste, raporton Sky News.

Starmer reagoi nëpërmjet një letre ku u shpreh: “Më vjen shumë keq që po largoheni nga qeveria.”

Në të njëjtën kohë, ai falënderoi Streeting për bashkëpunimin e tyre të gjatë dhe për kontributin e tij në rikthimin e Partisë Laburiste në pushtet.

“Kemi punuar së bashku për shumë vite dhe dua t’ju falënderoj për gjithë punën tuaj të palodhur, si për t’u rikthyer në qeveri ashtu edhe për atë që keni arritur”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb