Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parshikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore.Në mesditë dhe pasdite reshjet e shiut me intensitet të ulët priten të jenë prezente kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb