Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 60-vjeçari mund të ketë tre ditë që ka ndërruar jetë në banesë. Ai jetonte i vetëm ndërsa dyshohet se konsumonte edhe alkool.

Nga këqyrja parapake nuk ka shenja dhune.

Trupi do dërgohet në morg për ekspertizën mjeko ligjore ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për veprimet e mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: