Një shtetas ukrainas i dyshuar për spiunazh për Rusinë është ekstraduar nga Spanja në Gjermani dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.
Zyra e Prokurorit Federal në Karlsruhe tha se një hetues nga Gjykata Federale kishte lëshuar një urdhër arresti për 43-vjeçarin, të identifikuar si Sergei N.
Sipas mediave të huaja, ukrainasi u arrestua fillimisht me kërkesë të autoriteteve gjermane pranë qytetit të Alicante më 24 mars dhe më pas u lirua me kusht.
