Ministria e Shëndetësisë libaneze ka përditësuar bilancin e viktimave nga sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë të ditur se të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 124 të tjerë janë plagosur në zona të ndryshme të vendit.

Sipas mediave ndërkombëtare, sulmet kanë goditur disa rajone në Liban, ndërsa tensionet mes Izraelit dhe grupeve të armatosura në kufirin jugor vazhdojnë të mbeten të larta.

Lajmi është raportuar edhe nga Haaretz, e cila citon të dhënat e autoriteteve libaneze për numrin e viktimave dhe të plagosurve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb