Tre automjete janë përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës pranë Postës Shqiptare, në rrugën “Çamëria” në Tirana.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në automjetet e përfshira.

Policia ka nisur hetimet dhe po verifikon pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të identifikuar lëvizjet e personave të dyshuar që mund të kenë lidhje me ngjarjen.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për detaje të mëtejshme mbi shkaqet e zjarrit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb