Jetët dhe siguria e nxënësve gjatë viteve 2024-2025 nuk kanë qenë të garantuara në disa shkolla të vendit, ku nxënës apo persona të tjerë kanë hyrë në ambiente arsimore me sende të ndaluara, duke shkaktuar incidente që kanë rrezikuar jetën dhe sigurinë e nxënësve, si edhe kanë cenuar zhvillimin normal të procesit mësimor, thuhet në telegramin urgjent të Drejtorit të Përgjithshëm Policisë, Skender Hita.

Në mesazhin nisur në të gjitha drejtoritë vendore dhe komisariatet e vendit, kërkohen masa të menjëhershme për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe mbajtjes së armëve të ftohta në shkolla dhe në perimetrin e sigurisë së tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në urdhër parashikohet organizimi i shërbimeve të posaçme policore si dhe vendosja e agjentëve pranë shkollave për monitorimin e situatës dhe identifikimin e personave që shpërndajnë drogë.

Do të ketë kontrolle të befasishme antidrogë, ndërsa strukturat e Hetimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me komisariatet, janë urdhëruar të mos lejojnë shitjen e produkteve të ndaluara për të miturit nën 18 vjeç.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb