Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar sërish Iranin.
“Ora po ecën dhe ata duhet të veprojnë shpejt, përndryshe nuk do të mbetet asgjë prej tyre”, u shpreh Trump në një reagim në Truth Social.
Gjithashtu ai ka theksuar se koha është shumë e rëndësishme dhe se nuk duhet shpërdoruar.
“Koha është esenciale”, shkruan ai.
Më parë, Trump postoi një foto me mbishkrimin: “Qetësia para stuhisë”.
Raportet sugjerojnë se SHBA-të dhe Izraeli po kalojnë nëpër përgatitjet më intensive për sulme të reja kundër Iranit që nga armëpushimi i arritur muajin e kaluar.
