Southampton është  përjashtuar nga “play-off”-i e Championship-it për ngjitjen në elitë. Shkak për këtë vendin, është bërë një skandal, ku janë spiunuar rivalët në stërvitje.

Middlesbrough është rikthyer në garë pas një vendimi tronditës nga një komision i pavarur, i cili e shqyrtoi çështjen të martën, dhe tani do të përballet me Hull City në finalen e play-off-it pas katër ditësh, të shtunën më 23 maj.

Për më tepër, Southampton është ndëshkuar me heqje prej katër pikësh për sezonin e ardhshëm.

“Saints” tani do të humbasin pjesëmarrjen në ndeshjen e quajtur si më fitimprurësja në futbollin botëror, pasi fituesi i finales së play-off-it siguron të paktën 110 milionë paund nga të ardhurat televizive të Premier League.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: