Vendi ynë ditën e mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do të fryjë me shpejtësi deri në 16 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
