Një shqiptare ka humbur jetën në Manhattan të New York-ut, pasi ka rënë një një pusetë. Mediat amerikane raportojnë se ka ndërruar jetë 56-vje­çarja Donika Gocaj.

  • foto galeri

Mësohet se ngjarja ka ndodhur të hënën, teksa gruaja po kalonte pranë kryqëzimit të Rrugës 52 me Fifth Avenue.  56-vjeçarja kishte parkuar makinën e saj tip “Mercedes-Benz SUV” dhe sapo kishte zbritur, kishte rënë direkt në pusetë.

Dyshohet se avulli i nxehtë brenda pusetës, rreth 3 metra të thellë, i shkaktoi arrest kardiak.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb