Këtë të mërkurë mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje për News24, ka zbardhur axhendës e kësaj konference.

Mbledhja do të mbahet në orën 12:00.

Në këtë Konferencë do të diskutohet shqyrtimi i projekt-kalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 25 maj – 12 qershor 2026.

Gjithashtu do të bëhet shqyrtimi i kërkesës së kryetarit të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike “Për ngritjen e Nënkomisionit për Administratën Publike”, në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.

Ndërsa të enjten do të zhvillohet seanca plenare në Kuvend dhe do të diskutohet për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Në seancë  janë kërkuar 10 interpelanca.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb