Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ka dhunuar gazetarin Ervin Dushi.
Sipas deklarimeve të gazetarit, autor i dhunës ka qenë shtetasi 51-vjeçar Prel Gjoni, së bashku me disa persona të tjerë që ndodheshin me të.
Gjoni njihet si pronari i rrjetit të marketeve “Xhedis”.
Shkodër
Dhunoi fizikisht një 46-vjeçar (gazetar), për shkak të detyrës, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin P. Gj., 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.
Ky shtetas dyshohet se më datë 18.05.2026, rreth orës 20:00, në lagjen “Skënderbeg”, ka goditur me grushte shtetasin E. D., 46 vjeç, gazetar, për shkak të detyrës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
